Kosova2010.findtalk.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MireSeVini!!
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesPOSTIMETRegjistrohuidentifikimi

 

 Më 9 shtator “bie” rezoluta serbe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ado
ADMINISTRATOR\e
Ado


Numri i postimeve : 138
Join date : 06/01/2010
Location : Istog

Më 9 shtator “bie” rezoluta serbe Empty
MesazhTitulli: Më 9 shtator “bie” rezoluta serbe   Më 9 shtator “bie” rezoluta serbe Icon_minitimeSun Aug 22, 2010 2:50 am

Rezoluta e serbe, e cila kërkon nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të merr qëndrim politik rreth mendimit që ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, është futur në rend të ditës. Sipas media serbe, ajo do të hedhet në votim më 9 shtator.

Gazeta serbe “Novosti” duke u thirrur në burimet e saj diplomatike në Nju-Jork, shkruan sot se atë ditë, pra më 9 shtator, do të shqyrtohen edhe disa pika të tjera. Udhëheqësi i radhës i asamblesë së Përgjithshme, libanezi Ali Triki, përveç rezolutës serbe rreth Kosovës, ka futur në rend të ditës edhe disa pika të tjera.

Sipas kësaj gazete, përveç kundërshtarëve të rezolutës serbe, nuk janë të pakët edhe ata në Serbi të cilët mendojnë se më 9 shtator Serbia do të korrë edhe një humbje tjetër.

“Prishtina dhe Beogradi duhet që problemet e pazgjidhura t’i zgjidhin me dialog, para së gjithash statusin e Kosovës, pasi sipas të drejtës ndërkombëtare, secesioni i njëanshëm nuk është i pranueshëm”, thuhet në rezolutën serbe rreth Kosovës, kundër së cilës ende pa u votuar janë shprehur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Shtetet me demokraci dhe ekonomi më të fortë në botë, të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, i kanë kërkuar Serbisë që të heq nga teksti i rezolutës pjesën ku përmendet statusi i Kosovës, pasi sipas tyre ajo është çështje e kryer dhe që nuk mundet më të diskutohet.

Prishtina zyrtare pret që në koordinim me shtetet që e kanë njohur Kosovën do të arrijnë të bindin shumicën e vendeve anëtare të OKB-së që të votojnë kundër rezolutës serbe dhe kështu të konfirmojnë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosova2010.albanianforum.net
 
Më 9 shtator “bie” rezoluta serbe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova2010.findtalk.biz :: Qendra e Forumit :: LAJME.... :: Rajoni/Bota-
Kërce tek: