Kosova2010.findtalk.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MireSeVini!!
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesPOSTIMETRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipëria do të “luftojë” për Kosovën në OKB

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ado
ADMINISTRATOR\e
Ado


Numri i postimeve : 138
Join date : 06/01/2010
Location : Istog

Shqipëria do të “luftojë” për Kosovën në OKB  Empty
MesazhTitulli: Shqipëria do të “luftojë” për Kosovën në OKB    Shqipëria do të “luftojë” për Kosovën në OKB  Icon_minitimeSun Aug 22, 2010 2:50 am

Kosova do të jetë një nga betejat kryesore të drejtuesve të Shqipërisë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të paraparë të mbahet në muajin shtator të këtij viti.

Sikurse është bërë e njohur, mendimi i dhënë këtë verë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me pavarësinë e shtetit të ri ka provokuar një lëvizje të fundit të Beogradit zyrtar. Depozitimi i një projektrezolute në OKB pritet të diskutohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pra në një mjedis ku Shqipëria aderon me të drejta të plota dhe do të duhet të bllokojë miratimin e saj, njofton Top Channel.

Rëndësinë e saj e ka nënvizuar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur besimplotë se rezoluta nuk do të miratohet. Hipoteza e kundërt do ta detyronte Kosovën në nisjen e bisedimeve të reja për statusin, duke vënë pikëpyetje mbi punën e bërë deri më tani.

Kjo është një pikë ku përfaqësia e Tiranës ka një mundësi, por edhe një sfidë për të dëshmuar aftësinë e vet, por edhe ndikimin e Shqipërisë tek ato vende që mund të vendosin balancën e duhur për votimin e rezolutës serbe.

Personalisht sesioni i OKB-së do të duhet të sjellë një ide më të qartë të diplomacisë shqiptare, e cila, edhe pse përballë një mjedisi global, mund të gjejë rrugën e një aktivizimi të fortë për të mbyllur ciklin juridik të diskutimit mbi shtetin e ri në Ballkan.

Të paktën duke u nisur nga deklarimet e fundit të ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm, një qëndrim ky që është standard minimal për diskutimin e palës shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosova2010.albanianforum.net
 
Shqipëria do të “luftojë” për Kosovën në OKB
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serwer: Strategjia e Beogradit është të hyjë në BE dhe më pas ta bllokojë Kosovën
» Shqipëria dhe Mali i Zi, bashkëpunim të ngushtë për integrimin në BE
» Topi: Shqipëria mbështetje integrimit të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova2010.findtalk.biz :: Qendra e Forumit :: LAJME.... :: Kosovë/Shqipëri-
Kërce tek: