Kosova2010.findtalk.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MireSeVini!!
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesPOSTIMETRegjistrohuidentifikimi

 

 Sejdiu mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në Rahovec

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ado
ADMINISTRATOR\e
Ado


Numri i postimeve : 138
Join date : 06/01/2010
Location : Istog

Sejdiu mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në Rahovec  Empty
MesazhTitulli: Sejdiu mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në Rahovec    Sejdiu mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në Rahovec  Icon_minitimeSun Aug 22, 2010 2:51 am

Një fjalë e presidentit Fatmir Sejdiu, mund ta detyroj Qazim Qesken të futet prapë në garë për postin e të parit të Rahovecit. Ai është duke shqyrtuar letrën që AAK-ja dhe disa parti opozitare i kanë dërguar presidentit përmes së cilës kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Rahovec.

Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit të Kosovës, tha për Klan Kosova, se Sejdiu po pret sqarime nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe KQZ-ja në mënyrë që të vendoset nëse do të shpall zgjedhjet e reja në këtë komunën që aktualisht udhëhiqet nga PDK-ja.

Beqiri, nuk e ka mohuar mundësinë që Sejdiu të vendos datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë nuk mund ta mohoj, por as ta pohoj një gjë të tillë. Kjo varet nga ajo çka ofron MPL dhe KQZ-ja”, ka thënë Beqiri për Klan Kosova.

Gjithçka do të varet se fare kërkese do t’i bëjnë Sejdiut, KQZ-ja dhe Ministria e Pushtetit Lokal. Kërkesa e partive opozitare, për zgjedhje të parakohshme në Rahovec i ka shkuar edhe shefit të ICO-së, Piter Faith.

Kryetari i Rahovecit, Qeska (PDK), eshte kthyer në punë javën e kaluar, 46 ditë pasi kishte shpallur dorëheqjen, për shkaqe shëndetësore. Ai këtë vendim e ka marrë pas një takimi që ka patur me kryeministrin Hashim Thaçi.

Pas këtij takimi AAK-ja kishte reaguar lidhur me “ndërhyrjen e kryeministrit” duke e konsideruar këtë si veprim të kundërligjshëm dhe antikushtetues.

“Tentimi për parandalimin e mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme është cenim i drejtpërdrejtë i ligjit dhe demokracisë”, thuhej në komunikatën AAK-së.

Në qoftë se Presidenti nuk merr vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, atëherë AAK-ja do ta dërgojë rastin “Qeska” për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosova2010.albanianforum.net
 
Sejdiu mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në Rahovec
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A mund te mbeten miq dy te dashuruar mbas ndarjes?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova2010.findtalk.biz :: Qendra e Forumit :: LAJME.... :: Kosovë/Shqipëri-
Kërce tek: