Kosova2010.findtalk.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MireSeVini!!
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesPOSTIMETRegjistrohuidentifikimi

 

 FOL: Të pavërtetat e Thaçit dhe Gjinit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ado
ADMINISTRATOR\e
Ado


Numri i postimeve : 138
Join date : 06/01/2010
Location : Istog

FOL: Të pavërtetat e Thaçit dhe Gjinit  Empty
MesazhTitulli: FOL: Të pavërtetat e Thaçit dhe Gjinit    FOL: Të pavërtetat e Thaçit dhe Gjinit  Icon_minitimeSun Aug 22, 2010 2:52 am

Petrit Zogaj, aktivist i lëvizjes FOL, ka thënë sot në një konferencë për media se deklarata e kryeministrit Hashim Thaçi që Brukseli tashmë ka një qëndrim unik për mbështetjen e plotë për perspektivën evropiane dhe se pret njohjet e pesë vendeve të BE-së, është e pavërtetë pasi, sipas tij, edhe pas vendimit të GJND-së këto pesë vende kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën.

Edhe dorëheqja e parevokueshme e kryetarit të Rahovecit Qazim Qeska, sipas Zogajt, është vlerësuar e pavërtetë, duke thënë se që nga monitorimi i deklaratave të bëra, kjo ka qenë njëra ndër deklarata më të pavërteta që kanë hasur deri më tani.

Edhe deklarata e nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, i cili ka premtuar që do t’i bëjë publike faktet për gjoja bisedimet sekrete mes zyrtarëve të Kosovës me ata serbë, sipas “Matësit të së vërtetës”, është vlerësuar e pavërtetë, pasi sipas Zogajt, Gjini nuk solli asnjë fakt që dëshmoi se ka bisedime.

Si deklaratë tjetër të pavërtetë, FOL ka përmendur deklaratën e kryeministrit Thaçi për ndarjen e mjeteve financiare dhe konkretizimin e projektit për hapjen e universitetit të dytë publik, atij të Prizren, për 5 mijë studentë. FOL e ka vlerësuar edhe këtë deklaratë të pavërtetë, sepse numri i të pranuarve do të jetë larg prej premtimit të kryeministrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosova2010.albanianforum.net
 
FOL: Të pavërtetat e Thaçit dhe Gjinit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Daci: Qeveria e Thacit trafikon votat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova2010.findtalk.biz :: Qendra e Forumit :: LAJME.... :: Kosovë/Shqipëri-
Kërce tek: