Kosova2010.findtalk.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MireSeVini!!
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesPOSTIMETRegjistrohuidentifikimi

 

 Interi fiton Superkupën e Italisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ado
ADMINISTRATOR\e
Ado


Numri i postimeve : 138
Join date : 06/01/2010
Location : Istog

Interi fiton Superkupën e Italisë  Empty
MesazhTitulli: Interi fiton Superkupën e Italisë    Interi fiton Superkupën e Italisë  Icon_minitimeSun Aug 22, 2010 2:46 am

Interi fiton Superkupën e Italisë  F.0822002426781_m
Kampioni i Evropës, Interi, ka fituar dhe titullin e katërt në vitin 2010, pasi përmbysi dizavantazhin ndaj Romës në ndeshjen që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Ndeshja që nga minuta e parë ishte fantastike. Interi shtriu dominimin nëpërmjet Wsley Sneijder i cili është në formën e tij jetësore, ndërsa Roma pati rastet më të mira.

Roma arriti të befasojë vendasit, kur pas një pasimi maestral të Francesco Tottit, në zonë u gjend mirë John Arne Riise (21’) që shfrytëzoi hutinë e mbrojtjes së Interit për të shënuar për 1-0 dhe gëzimin e 16 mijë romakëve në Meazza.

Për një moment u mendua se Roma do jetë fituesi, por...

Interi vazhdoi ndeshjen me raste të panumërta, por edhe Roma nuk qëndroi prapa. Megjithatë, Nerazzurët u treguan efikasë kur pas një gabimi të Juan fare pranë portës, mirë ishte pozicionuar Goran Pandev (42’), që nuk e pati problem ta fuste topin në rrjetë për 1-1.

Fraksioni i dytë ishte më i nivelizuar me disa raste shënimi si për njërën ashtu dhe për palën tjetër. Adriano u inkuadrua pas një orë lojë, ndërsa e veçanta e hyrjes në lojë të ish-sulmuesit legjendar të Interit ishin lotët e ‘Perandorit’ në fushën epike të Meazzas.

Edhe kur perandorët qajnë...

Lucio tregon talentin e tij kur kaloi tre lojtarë të Romës, për ta lënë të lirë në krah Diego Militon i cili me një harkim të ulët fenomenal e shërben Samuel Eto’on që kaloi Interin në epërsi (70’).

Leopardi kthehet aty ku e ka vendin, në sulm!

Roma tashmë ishte dorëzuar dhe në këmbë Giallorosët i preu përsëri Samuel Eto’o (80’), kur shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1 dhe titullin e parë të Interit në sezonin e ri dhe të katërtin në vitin 2010.

Padyshim se kjo fitore do të thotë shumë për Rafa Benitezin, i cili tani ka se me çfarë t’i heshtë kritikët, kurse Romës i mbetet të punojë ende, përkundër faktit se ka një skuadër të jashtëzakonshme dhe një lojë tejet atraktive dhe efektive, aspekte këto që u treguan të padobishme ndaj ekipit më të fortë në botë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosova2010.albanianforum.net
 
Interi fiton Superkupën e Italisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hat-trick i Messi, Barcelona fiton Superkupën
» Mou, “Number One”, Interi eliminon Çelsin
» Manchester United fiton me Rooney
» Nga autostrada e Kosovës fiton i gjithë rajoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kosova2010.findtalk.biz :: SPORT :: Futboll-
Kërce tek: